Auto llaker LENTI është emri ynë të cilin e vendosëm pas shumë përpjekjeve për të shprehur njëkohësisht identitetin tonë, gjetjen në tregun e rrethit ku jetojmë dhe vlersimin e stereotipeve lokale.
Këtë emër e trajtuam përmes shumë sondazheve përreth që kanë të bëjnë me auto ngjyrosjen dhe riparimin e karoserive dhe sipas rezultateve fjalë më të kërkuara në këtë kategori shërbimesh mbeten këto Auto, Llaker dhe ne shtuam vetëm identitetin tonë, me emrin tonë.
Sfida do të mbetet që emrin ta kultivojmë me dinjitet dhe kualitetin më të lartë në veprimtarine e auto ngjyrosjes, auto karoserisë dhe shërbimit kualitativ që japim.
Për një kohë shumë të shkurtër Auto Llaker LENTI bëhet sinonim i kualitetit ne lyerjen e veturave dhe shërbimi jonë merr në vete edhe respektin e konkurencës.
Ndryshe nga të tjerët, ne kërkojmë nga klientët që të bëjnë një evaluim të rezultatit të punës sonë edhe tek të tjerët duke ju garantuar se eksilenca mbetet tek ne.
Përvec lyerjes dhe shërbimeve për procedurat e aksidenteve dhe prishjeve të karoserive, ne punojmë me zell edhe riparimet e nevojshme për ruajtjen e karocerise. Ri lyerjen dhe ri-brendimin e përgjithshëm të ngjyrës së veturës suaj.
Mjetet dhe lëndën e parë që përdorim, janë më kualitativet e mundshme që egzistojnë në tregun global dhe për këtë nuk kemi kompromisë prandaj klienti mbetet vetëm të dëshmon të njëjtën, dhashtë zoti vetëm për dëshirë dhe luks e jo vec për nevojë e aksidente.
Auto Llaker LENTI – Të përkushtuar në shkëlqyeshmëri të shërbimit!